Po, për President

Express: Për çdo ditë po largohen anëtarë të LDD’së dhe po kalojnë nëpër parti të ndryshme. Pse po ndodh kjo?
N. Daci: Nuk është e lehtë të thuhet me një fjalë se pse po largohen. E vërteta e madhe është se të gjithë ata që janë larguar, janë rritur me LDK’në, shtatëmbëdhjetë vjet kemi qenë në një shtëpi, në një shtëpi të madhe dhe të mirë, të udhëhequr nga Presidenti Rugova. Dhe, të gjithë e kemi ndier veten mirë e shlirë. Mirë e shlirë është toleruar edhe ndonjë mendim tjetërfare. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e strukturave lokale të LDD’së kanë mbetur të ndershëm në atë parim që ka vlejtur sa kemi qenë në atë shtëpi. Dhe, kur ta shndërrosh atë të ndershëm në rrethanat e sotme, LDK’ja e sotme po bën harakiri.
Express: Që i bie?
N. Daci: Që i bie se nuk po mundet në asnjë mënyrë të akomodohet në opozitë, si lider i opozitës, për mungesë të guximit politik. Edhe për faktin se ato struktura që e përçan ose e shkatërruan atë shtëpi të madhe më 2006, po e luajnë vallen me vampira, po e luajnë dansin e lugetërve. Tash, ata që po shkojnë, po e përdorin parullën ‘të shkojmë në LDK e se ashtu e mundim Thaçin’. Prandaj, në një vakum ose errësirë të këtillë, po mundohen lugetërit të ngjallen.
Express: Cilët janë ata njerëz?
N. Daci: Unë besoj se dihen. Një është në media kohëve të fundit, dhe unë e kam çmuar në atë kohë. Eqrem Kryeziu, po e them me fjalë, që të jem konkret. E kam çmuar në atë kohë si njeri që ka guxim të mendojë ndryshe. Dhe në një kohë të krizës së tij politike, më ka ftuar si Kryetar i Parlamentit të shkoj në Degën e LDK’së në Prizren, në një manifestim për ta mbështetur dhe unë kam shkuar. Dhe kur ka pasur aq guxim, aq guxim banditesk të vijë në Parlament dhe të më kërkojë dorëheqjen e Kryeparlamentarit pa asnjë sqarim të hajrit, pse tash ka nevojë për mos me e gjet adresën në qoftë se i ka rënë pishman - në qoftë se është bindur për një budallaki, që besoj se është nisur jashtë tij, por që tre veta, dy të tjerë nuk po i përmend, se janë të kaluar, janë gjallë, por nuk janë në struktura e LDK’së - si nuk e di adresën që LDD’ja menjëherë pas përzënies së 46 për qind të votave të marra në Kuvendin Zgjedhor t’i lënë në skllotë dhe borë dhe nuk e dinë adresën që ka qenë një parti parlamentare, që ka qenë një Kryeparlamentar i asaj shpie dhe ta dërgojë një letër ose të vijë të pijë një kafe. LDD’ja i ka dërguar letër zyrtare, letër me të cilën është njoftuar Kryesia e LDD’së, Këshilli Kombëtar dhe degët. LDD’ja nuk ka për të fshehur asgjë dhe po e paguan një çmim të naivitetit të vet të anëtarësisë dhe ende po u beson intrigave dhe gënjeshtrave të LDK’së së sotme, jo të Kryetarit të ri. Shikoni, nuk po e përfshij për shkak të arsyes se nuk ka qenë në skenarin e parë të shkatërrimit të LDK’së.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...