E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marzouki, president i Tunizisë

Gati një vit pas fillimit të kryengritjes kundër ish-pushtetmbajtësit të atëhershëm, Zine el Abidine Ben Ali, Tunizia ka tani një president të votuar në mënyrë demokratike.

Me një shumicë të qartë votash, Asambleja Kushtetuese zgjodhi ish-disidentin dhe aktivistin për të drejtat e njeriut, Moncef Marzouki, për president të vendit.

66 vjeçari foli për një ditë të paharrueshme dhe premtoi se do të jetë një garantues i revolucionit.

Marzouki me partinë e tij të qendrës së majtë formoi një koalicion qeverisës, së bashku me forcat më të forta politike, partinë fetare, Ennhada dhe me socialdemokratët.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, kryeministër bëhet Sekretari i përgjithshëm i partisë Ennhada, Hammadi Jebali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›