E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Po përmbushim kriteret e udhërrëfyesit për vizat”

Vizat, Ministria e Brendshme deklaron ritme të kënaqshme të shpërndarjes së pasaportave biometrike

Ministria e Brendshme ka deklaruar dje se po përmbush çdo ditë të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
Me anë të një deklaratë, ministria e Brendshme ka radhitur disa nga kriteret e përmbushura gjatë kohëve të fundit. Dokumentet e identitetit, është një nga kriteret që ministria e Brendshme thekson se e ka përmbushur bindshëm duke shtuar se Shqipëria nisi prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike në Maj 2009.
“Për shkak të pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike për zgjedhjet parlamentare të qershorit, procesi i aplikimit dhe shpërndarjes së pasaportave biometrike filloi efektivisht në javën e parë të muajit Korrik 2009” thuhej në deklaratën e dikasterit blu.
Sipas të njëjtës deklaratë, mësohet se, falë një sistemi modern, të shpejtë dhe efikas, gjatë katër muajve në vijim deri më datën 11. 11. 2009  kanë aplikuar për pasaporta biometrike 259 089 qytetarë dhe janë shpërndarë 250 908 të tilla.
Menaxhimi i kufijve është një tjetër kriter i përmbushur që sipas ministrisë së Brendshme para dy javësh ka përfunduar instalimi i sistemit TIMS në të 26 pikat e kalimit kufitar, brenda 14 ditësh në të gjithë pikat e kalimit kufitar do të përfundojë vendosja e lexuesve optikë të pasaportave biometrike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›