E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Kuvend: Po përjetojmë momente historike

Kryeministri Sali Berisha u shpreh në seancën e Kuvendit se shqiptarët po përjetojnë momente historike gjatë 6 mujorit të dytë të vitit. Berisha duke i konsideruar zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e bëra ndonjëherë theksoi se qeveria dhe autoritet, forcat politike kurorëzuan procesin zgjedhor më të mirë në historinë e vendit, u aplikuan teknologjitë më moderne të identifikimit të qytetarëve dhe të numërimit të votave, kurorëzuan procesin ku kodi zgjedhor u përcaktua nga opozita si rrallë herë në historinë e këti kontinenti. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se 6 muaj e dyta të vitit kanë qënë muajt e mbarësisë për shqiptarët duke theksuar se vetëm 3 ditët e fundit janë ditët e arritjeve të mëdha për të gjithë shqiptarët. "Mbështetja e plotë politike për heqjen e vizave për shqiptarët, pranimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin kandidat dhe votimi për suksesin për luftën kundër korrupsionit ku vendi përfitoi kompakt janë ditë të mëdha për shqiptarët" theksoi Berisha. Ndërkohë kryeministri Berisha u zotua shqiptarëve se për qeverinë heqja e vizave është çështja më kapitale dhe se qeveria do të plotësojë çdo këkresë që kërkojnë ndërkombëtarët, do të ndërmarrë çdo reformë dhe do të vendosë çdo teknologji për të përmbushur premtimet e bëra në fushatën elektorale për heqjen e vizave.


Topalli fton opozitën të jetë e proceseve integruese


Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bërë thirrje opozitë të vijë në Kuvend për të dhënë kontributin e saj në proceset integruese të vendit. Në fjalën e saj para deputetëve të Kuvendit Topalli theksoi se opozita duhet të jetë pjesë e vendimeve të cilat do ta çojnë vendin drejt integrimit duke theksuar se ata që tentojnë të pengojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve vetëm sa ngrejnë mure si ai i Berlinit . Sipas saj 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit Shqipëria ka arritur progrese të madhe në të gjitha fushat. "Sot Shqipëria është i vetmi vend me rritje ekonomike, që po punon për liberazimin e vizave, që realizoi zgjedhjet më të mira dhe kjo ishte prova e suksesit theksoi Topalli duke shtuar se pranimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin kandidat është një tjetër arritje e madhe për vendin.


Trashani: Dje ishte një ditë historike


Deputetja e PD-së Arenca Trashani është shprehur në seancën e sotme plenare në Kuvend se vendimi i Brukselit për të pranuar kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat është një moment historik për Shqipërinë. “Janë kohë të rëndësishme për të realizuar ëndërrën e madhe të shqiptarëve bashkimin me familjen e madhe europiane” theksoi Trashani.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›