Po rrezikohet trashëgimia osmane

Në emër të partnerit implementues të projektit për Kosovën, OJQ “Ec Ma Ndryshe”, Hajrulla Çeku në fjalën e tij të hapjes ka treguar se fotografitë dhe dokumentari janë produkte të punës rreth një vjet e gjysmë të partnerëve nga pesë shtete, Greqi, Maqedoni, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë. Mysafirët e ekspozitës i kanë përshëndetur edhe Ruzhdi Rexha, nënkryetar i komunës së Prizrenit dhe Vjollca Aliu, drejtore e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS. Në fjalimet e tyre ata kanë ripërsëritur përkushtimin institucional për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile.
Të dhënat e kohëve të fundit tregojnë që trashëgimia kulturore e Periudhës Osmane në vendet e Ballkanit është në rrezik, edhe që konfliktet etnike e fetare vazhdojnë të kërcënojnë rajonin. “A Balkan Tale” synon të stimulojë debatin publik përreth historisë së Ballkanit, të promovojë ndjenjën e historisë së përbashkët të bazuar në fe e bashkekzistencë etnike, si edhe të kontribuojë për aksesin publik edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Është një projekt mediatik në thelb të të cilit qëndron një ekspozitë me 50 fotografi të monumenteve mylsimane, të krishtera e hebreje në Ballkan, të realizuara nga pesë fotografë fitues çmimesh nga Athina, Beogradi, Prizreni, Shkupi e Tirana. Fotografitë shoqërohen me tekste të shkruara nga një skuadër historianësh me emër të të gjithë rajonit, një dokumentar, me programe edukativë, me eskursione historike e konkurs fotografish me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave e të rriturve. Për më shumë rreth projektit, mund të vizitoni balkantale.com.
Ekspozita do të mbetet e hapur deri më 31 maj, ndërsa dyert e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës do të jenë të hapura për vizitorët çdo ditë, përveç të dielave. /kosovapress/