E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me këpucë kundër Breivikut

Gjykimi i vrasësit norvegjez, Anders Behring Breivik, është ndërprerë të premten në Gjykatën e Oslos, pasi që një i pranishëm e ka gjuajtur atë me këpucë.

“Ti ke vrarë vëllanë tim. Shko në ferr”, i ka thënë ai Breivikut, para se të përjashtohej nga salla e gjykimit.

Këpuca hedhur drejt tij nuk e ka qëlluar Breivikun, por njërin nga avokatët e tij mbrojtës.

Breivik ka pranuar se ka vrarë 8 persona kur ka aktivizuar një bombë para ndërtesave qeveritare në kryeqytetin norvegjez, dhe 69 të tjerë, kryesisht të rinj, në kampin e Partisë Laburiste në ishullin Utoya.

Ai ka deklaruar se “nuk është fajtor për vrasjet”, sepse ato kanë qenë pjesë e “vetëmbrojtjes nga politikat multikulturore të qeverisë” norvegjeze.

ndryshe, gjykimi i monstrumit Beivik ka filluar më 16 prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›