E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea s’ka frikë nga Bayerni

Menaxheri Roberto Di Matteo beson se fitorja ndaj Barcelonës nënkupton se Chelsea nuk duket të ketë frikë nga Bayern Munichu në finalen e Ligës së Kampionëve.

Chelsea ndeshet me gjigantin bavarez në Allianz Arena të shtunën e ardhshme derisa synon të shpallet kampion i Evropës për herë të parë në histori të klubit. Fituesit e FA Cupës mposhtën Barcelonën në gjysmëfinale dhe Di Matteo beson se skuadra e tij është optimiste se mund ta mundin edhe Bayernin.

“Nëse arrini të kualifikoheni tutje pas dy ndeshjeve kundër Barcelonës, mendoj se mund të mposhtni këdo në futbollin evropian”, deklaroi Di Matteo për mediet britanike.

“Ata konsiderohen ekipi më i mirë por mendoj se ne kemi një grup fantastik futbollistësh me kualitete dhe besim të jashtëzakonshëm. Jemi optimist, jemi në gjendje të mirë”, shtoi italiani.

Di Matteo është aktualisht në rolin e menaxherit të përkohshëm kurse drejtori ekzekutiv Ron Gourlay ka ritheksuar të enjten se kryesia e klubit do të vendos për të ardhmen e tij pas përfundimit të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›