E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po shkelen të drejtat e ndërtimtarëve

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Ndërtimtarisë dhe Projektimit e Kosovës reaguan sot ndaj shkeljes së të drejtave të punëtorëve të këtij sektori.

Këto dy sindikata kërkojnë nga Inspektorati i Kosovës që ta ndalë diskriminimin ndaj punëtorëve dhe të marrin masa ndaj disa punëdhënëseve që bëjnë shkelje drastike ndaj punëtorëve.

Ata kërkojnë rritjen e kujdesit me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në punë dhe të shëndetit të tyre, po ashtu edhe eliminimin e çdo forme të diskriminimit dhe keqpërdorimit të tyre.

Sindikalistët ftojnë të gjithë punëtoret e ndërtimtarisë dhe sektorin privat që të anëtarësohen në këtë sindikatë, pranë BSPK-së, në mënyrë që të bëhet mbrojtja e tyre dhe realizimi i të drejtave të tyre, sipas konventave ndërkombëtare dhe ligjit të punës.

Ndërsa nga Qeveria kërkohet që sa më parë të miratojë ligjin e punës në nivel të Kosovës, sepse mosmiratimi i tij po lë hapësirë për manipulime të ndyra.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›