Suficit me miliona

Mbi 400 milionë euro të pashpenzuara sivjet do të mbushin arkën e shtetit për vitin 2010. Këto janë kryesisht para të zotuara për projekte, të cilat ka qenë e paraparë të realizohen gjatë këtij viti e të cilët as që kanë filluar dhe mjete tjera të bartura nga viti në vit.
Pavarësisht se Qeveria e Kosovës këtë shumë nuk e fut në kategorinë e suficitit, por i quan para në bankë, burime të gazetës Express brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave thonë se me këto para do të mbulohen shpenzimet e parapara për vitin e ardhshëm.
Qeveria e Kosovës ka planifikuar ti shpenzojë mbi 1.4 milionë euro gjatë vitit 2010, përderisa të hyrat e përgjithshme në bazë të projekt buxhetit vështirë se do ta kalojnë shifrën prej 1 miliard eurosh.
Alban Zogaj, drejtor për hulumtime në institutin Riinvest, thotë se tepricat buxhetore ndodhin në Kosovë vite me radhë, kryesisht nga mungesa e planifikimit të duhur të projekteve, e cila rezulton në vonesë të projekteve e si rezultat edhe në vonesë të shpenzimeve buxhetore.
Arsyeja tjetër përse në fund te çdo viti fiskal kemi teprica te mjeteve buxhetore është mungesa e kapaciteteve për të hartuar projekte dhe plane, mbi të cilat do të shpenzoheshin mjetet buxhetore, thekson Zogaj.
Rregulloret, sipas tij, nuk lejojnë që të bëhen pagesat e projekteve të ndryshme pa u finalizuar projektet në total. Kështu që çdo vonese në finalizimin e projekteve, Zogaj thotë se çon në vonesë të pagesave dhe si rezultat çon në teprica buxhetore në fund të vitit fiskal.
Ai vlerëson se për këtë nivel zhvillimi ekonomik i Kosovës është shumë e dëmshme të ketë teprica buxhetore, pasi që paraqesin tërheqje të mjeteve nga ekonomia dhe çojnë në stagnim ekonomik e kurrsesi në zhvillim ekonomik.
Njohësit e ekonomisë thonë se ekziston rrezik potencial për jostabilitet financiar, pasi që suficiti i grumbulluar bashkë me 200 milionë eurot e Postës dhe Telekomit të Kosovës të parapara që të hyjnë në buxhet do të krijojnë deficit buxhetor.
Megjithatë, thonë se me 600 milionë eurot nga dogana dhe 200 milionë euro nga Administrata Tatimore nuk mbushet buxheti.
Këtë çështje zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nuk duan ta komentojnë.
Zëdhënësi i MEF-it, Muharrem Shahini, arsyetohet se të gjithë janë të zënë me përgatitjen e draft-buxhetit për tia dërguar deputetëve në Kuvend dhe nuk kanë kohë të përgjigjen.
Ndërkaq, drejtori i Institutit për Studime të Avancuara, Shpend Ahmeti thotë se që nga fillimi i institucioneve të përkohshme të Kosovës, në planifikimin e buxhetit të parë, ekzistojnë problem me mbivlerësim të shpenzimeve të buxhetit të Kosovës.
Pra, gjithmonë buxhetin e kemi pas shumë më të lartë se shpenzimet aktuale, pohon Ahmeti.
Në vitet e fundit, ai thotë, janë bërë përmirësime, mirëpo ende mbesin problemet kryesore që janë identifikuar vite me radhë, si problemet me planifikim buxhetor, probleme me planifikim të prokurimit, probleme me planifikim të implementimit si dhe probleme me vetë implementimin.
Ahmeti thotë se rreziku më i madh ekziston, si edhe çdo vit tjetër, me shpenzimet e rritura dy muajt e fundit për të arritur nivele sa më të larta të shpenzimeve, e që shumë shpesh nuk janë shpenzime kualitative.
Në projekt-buxhetin e vitit 2010, parashihet që pjesa me e madhe e investimeve të orientohet në investime kapitale, të cilat investime kapin shumën prej 400.5 milionë eurosh, derisa 281 milionë euro janë paraparë për paga dhe mëditje, mbi 22 milionë euro për shpenzimet e komunave dhe mbi 237 milionë euro për subvencione dhe transfere.