INSTAT: Deficiti në shtator arriti 31 miliardë lekë
05/11/2009 Importet u rritën me 20.6 për qind dhe eksportet me 33.6 për qind
Mallrat shqiptare nuk kanë gjetur ende hapësirën e duhur konkurruese në rajon apo më gjerë. Produktet shqiptare që konkurrojnë në tregun rajonal dhe evropian kanë shënuar rritje në krahasim me muajin gusht të këtij viti, por krahasimi me vitin e kaluar tregon ende për një nivel të ulët konkurrence. Rritje ka pësuar sa i takon eksporteve vetëm sa i takon grupit “lëkurë dhe artikujt prej tyre”, prodhimeve të drurit dhe të letrës, apo materialeve të ndërtimit dhe metaleve. Instituti i Statistikave raportoi dje se edhe gjatë muajit shtator deficiti tregtar ka pësuar një rritje që mbetet e lartë, prej 17.1 për qind. Kjo shifër krahasuar me një muaj më parë, pra me muajin gusht. Po kështu sipas të dhënave të INSTAT-it, eksportet janë rritur me 33.6 për qind dhe importet me 20.6 për qind.
Të dhënat krahasuese
Sipas ekspertëve të INSTAT-it në muajin shtator 2009, deficiti tregtar ka shënuar një rritje prej 17.1 për qind krahasuar me muajin gusht. Deficiti tregtar i këtij muaji, sipas tyre, është 31 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 17.1 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 18.1 për qind krahasuar me shtator 2008. “Në shtator 2009 u eksportuan 9,5 miliardë lekë mallra, me rritje 33.6 për qind në krahasim me gusht 2009 dhe ulje me 10.9 për qind në krahasim me shtator 2008. Ndërkohë që po këtë muaj janë importuar 40,6 miliardë lekë mallra me rritje 20.6 për qind në krahasim me gusht 2009 dhe rritje 9.7 për qind në krahasim me shtator 2008”, - theksuan ekspertët e Institutit të Statistikave. Më konkretisht, eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 5 herë, “Prodhime druri dhe letre” u rrit 91.9 për qind dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 55 për qind. Ndërsa eksporti i grupit “Makineri,pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul 5.3 për qind. Nga ana tjetër importi i grupit “Prodhime druri dhe letre” u rrit 50.8 për qind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 42.9 për qind, “Tekstile dhe këpucë” u rrit 39.1, etj. Ndërsa importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 1.4 për qind.
Tregtia
Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian janë 68 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Sipas të dhënave që disponon Instituti i Statistikave, eksporti me Italinë është 63.3 për qind dhe importi 20.7 për qind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 6.2 për qind dhe importi 16.7 për qind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur. Kryesisht për eksportin shkëmbimet tregtare me Austrinë, Gjermaninë, Greqinë, Italinë dhe Turqinë kanë pësuar rritje dhe për importin rritje ka pësuar tregtia me Austrinë, Greqinë, Italinë, Rusinë, Kroacinë dhe Maqedoninë.