E Diel, 1 Nëntor 2026

"Po shkelet statusi per kryetarin"

Elbasan- Myftinia e Elbasanit pohon mosmarreveshjet me kryesine e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Duke deklaruar se nuk behet fjale per konflikt, vuri ne dukje se eshte duke u shkelur statusi ne lidhje me zgjedhjen e kryetarit te ri. Sipas myftiut Agim Duka, ne kete rast nuk po ndiqet ana procedurale dhe nje gje e tille, ka lindur keqkuptime mes besimtareve. Myftinia e Elbasanit ka kerkuar shtyrjen e afatit te zgjedhjes se kryetarit dhe paraqitjen e kandidaturave alternative. Ne nje interviste per "Koha Jone", myftiu Agim Duka ka bere te qarte qendrimin e institucionit dhe besimtareve myslimane per kete ceshtje.

Si e mendoni ju konfliktin aktual ne KMSH-se, dhe a jane ndjekur procedurat statutore per zgjedhjen e kryetarit?

Une mendoj se nuk kemi te bejme me nje konflikt. Mendoj se ka nje mosmarreveshje. Myftinia e Elbasanit kerkon qe te ndiqet ana procedurale, ose me mire ana statutore e zgjedhjes se kryetarit. Nese do te ndiqen sipas rregullit te gjitha procedurat, atehere kryetari i ardhshem do te ishte konsensual, i pranueshem nga te gjithe. Prandaj ne kerkojme qe te zbatohet statusi, qe te mos kete kontestime me pas. E para, ne kerkojme qe te behen njoftimet ne kohen e duhur. Ne kemi marre nje njoftim per ne daten 21 mars. Se dyti, me sa jemi te informuar nuk eshte bere perzgjedhja e kandidateve te tjere. Me te drejte anetaret e kryesise ne Tirane dhe Kavaje, kane kerkuar qe te zbatohen kriteret dhe te perzgjidhen edhe kandidate te tjere.

A jeni njohur ju me kandidaturat e tjera te KMSH-se, per te garuar ne kete post?

Realisht me duhet te them se ne nuk jemi njohur me emrat e kandidateve te tjere. Dime qe do te kandidoje kryetari aktual Selim Muca, por per te tjeret ne nuk jemi informuar.

Si i mendoni zgjedhjet qe do te mbahen ne daten 21 mars?

Mendoj se ka defekte dhe se cdo gje duhet te kryhet ne baze te statusit. Sepse sic e permenda, zgjedhje te tilla behen premise per kontestime dhe konflikte.

Ju kerkoni vetem shtyrje te afatit?

Po, mendoj se afati duhet te shtyhet edhe te pakten nje muaj, ne menyre qe te jene te qarte te gjithe. Ky afat do t'u jape kohe anetareve te Kryesise se KMSH-se, qe te japin mendime te qarta per kryetarin qe do te zgjidhet. Ne kete rast do te zhvillohen zgjedhje paqesore dhe sipas statusit te KMSH-se.

Ky eshte qendrimi definitiv i Myftinise se Elbasanit?

Po. Ne kerkojme qe Kryesia e KMSH-se te zbatoje vetem statusin. Kryesia mban pergjegjesi, ndaj duhet te njoftoje anetaret e Keshillit te Pergjithshem. Sipas nesh, afati i fiksuar me 21 mars ka defekt, ndaj kerkojme qe kryesia ta rishikoje dhe te caktoje nje afat te dyte, ndoshta pas nje muaji, qe i bie ne prill.

Po nese kryesia nuk e merr ne konsiderate kerkesen tuaj, ju a do te merrni pjese ne zgjedhje. Do e njihni kryetarin e ri?

Ne jemi te detyruar qe te shkojme ne kete takim. Por atje do te parashtrojme dhe do te japim mendimet tona.

Cila eshte procedura ne perzgjedhjen e nje kandidati per kryetar?

Statusi parashikon qe per kete post, te garojne 2 ose me shume persona kandidate. Aktualisht eshte ne gare vetem kryetari Selim Muca . Sipas statusit, nje grup jo me pak se 20 veta nga anetaret e KMSH-se, propozojne emrin e nje kandidati, gje qe deri tani nuk ka ndodhur. Pra emri duhet te propozohet nga jo me pak se 20 anetare. eshte e domosdoshme qe ne gare, te jene me shume se dy vete, sepse feja jone eshte nje fe demokratike ne kete drejtim.

Ju mendoni se eshte nxitim, apo kjo procedure qe po ndiqet eshte bere qellimisht?

Nuk mund te paragjykoj nese eshte nxitim, apo po behet qellimisht. E perseris, qe ne kete rast po shkelet statusi.

Cfare cilesish duhet te plotesoje nje kandidat per kryetar te KMSH-se?

Kandidati duhet te jete patjeter nenshtetas shqiptar. Ai duhet te kete perfunduar studimet e larta per Teologji, ose Medresene. Duhet te jete me prejardhje nga nje familje me tradita ne besimin islam, te kete mbushur moshen 40 vjec dhe te kete punuar te pakten 10 vjet ne strukturat e KMSH-se.

Elbasani, Tirana dhe Kavaja, kunder KMSH-se

Zgjedhjet per kryetarin e ri te Komunitetit Mysliman Shqiptar, pritet te zhvillohen me 21 mars, sipas njoftimit te bere nga kryesia e ketij komuniteti. Por duket se debatet do te jene te nxehta, pasi myftinite kryesore si ne Tirane, Elbasan dhe ne Kavaje, kane dale kunder procedures se ndjekur, qe sipas tyre shmang garen e ndershme dhe hedh dyshime per parimin demokratik ne besimin islam. Ata kerkojne shtyrjen e zgjedhjeve me nje afat nje mujor, deri ne perzgjedhjen e kandidateve dhe ndjekjen e statusit.

Statusi

Sipas statusit te KMSH-se, ne fillim te pakten 20 anetare duhet te perzgjedhin dhe prezantojne nje kandidat. Numri i kandidateve duhet te jete dy e siper dhe per zgjedhjet, duhet te njoftohen te gjithe anetaret e KMSH-se. Ne kete rast sipas tyre nuk ka as firma dhe as emra kandidatesh, pervec kryetarit aktual qe ka deklaruar kandidimin per te rifituar mandatin e dyte ne kete post.

Kriteret

Kandidati per kreun e KMSH-se, duhet te jete patjeter nenshtetas shqiptar. Ai duhet te kete perfunduar studimet e larta per Teologji, ose Medresene. Duhet te jete me prejardhje nga nje familje me tradita ne besimin islam, te kete mbushur moshen 40 vjec dhe te kete punuar te pakten 10 vjet ne strukturat e KMSH-se. Pas perzgjedhjes, te gjithe anetaret njoftohen per kurikulumin e kandidatit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›