Sekreti bankar po lekundet, evazioni po veshtiresohet
Evazioni fiskal po veshtiresohet. Mashtruesit financiare nuk do te mund te fshihen me pas sekreteve bankare ne Zvicer apo Austri. Qeverite ne Berne dhe Vjene, kane vendosur te zbusin rregullat e sekreteve te xhirollogarive. Shume vende kane pranuar te bashkepunoje ne perndjekjen e atyre qe duan t'u ikin pageses se tatimeve. Po zvogelohet gjithnje e me shume mundesia e berjes bisht te pagesave te tatimeve. Pas Austrise, Lihtenshtajnit dhe Andores, edhe Luksemburgu, Zvicra dhe Belgjika kane pranuar qe te bashkepunoje ne perndjekjen e atyre qe duan t'u ikin pageses se tatimeve. Madje as Singapori dhe Hong Kongu, nuk do te jene me oaze tatimesh. Qe te mos kete keqkuptime; vendimet jane marre jo per shkak te vlerave morale, por per shkak te interesit ekonomik. Keshtjellat e deritanishme per ata qe nuk paguajne tatimet me rregull, nuk duan qe ne takimin e 2 prillit ne Londer, te futen prej G-20-es ne listen e zeze. Ai qe futet ne kete liste, nuk do te kete vetem pasoja morale, por edhe ekonomike. Per bankat e medha ne Zvicer, futja ne listen e zeze do te thoshte perjashtim nga afarizmi nderkombetar, qe per Zvicren dhe Luksemburgun mund te kete pasoja katastrofale. Zvicra prej vitesh ka nje sistem te rrepte sekretesh ne banka, me te cilin ka thithur para nga te gjitha anet e botes. Bankat e Lihtenshtajnit kane ndihmuar krijimin e fondacioneve, te cilat kane vetem nje qellim; shmangien e pagimit te tatimeve ne kapital. Kjo eshte perdorur jo vetem nga te pasurit, por edhe ata me fitime mesatare. Ne Luksemburgun e vogel, ekziston nje lagje e tere me banka nga mbare bota, te cilat atje zhvillojne pune sekrete. Lihtenshtajni ne vecanti ra ne sy, sepse nje nepunes i kishte shitur Sherbimit Informativ Gjerman, te dhenat e 4.000 personave qe nuk kane paguar tatimet.