"Kriza ekonomike, mund te rrise krimin"

TIRANE - Ambasadori i OSBE ka deklaruar se, rritja e varferise dhe papunesise si pasoje e krizes ekonomike globale mund te sjelle rritje te kriminalitetit ne vend. Robert Bosch i ka bere keto deklarata gjate nje konference te organizuar dje dhe qe vazhdon dhe sot, ne Tirane, ku pjesemarres eshte dhe ministri i Brendshem, Bujar Nishani. Burime zyrtare thane se, ministria e Brendshme dhe OSBE po bashkeorganizojne ne Tirane per dy dite me radhe, konferencen e II pergatitore te forumit te 17 te OSBE-se, per Ekonomine dhe Mjedisin. Ne kete takim ishin te pranishem dhe rreth 170 perfaqesues nga 69 vende, si dhe perfaqesuesit e trupit diplomatik te akredituar ne Tirane.
"Efektet e kesaj krize boterore per shume vende me te ardhura te uleta, si Shqiperia, tashme kane filluar te ndjehen pak nga pak. Sipas te dhenave del se ne vitin 2008 dergesat e emigranteve shqiptare ishin 700 milione euro, nje burim mjaft i rendesishem per vendin. Por per shkak te krizes, tendenca e tyre eshte ne renie, madje disa emigrante edhe mund te kthehen ne shtepi. Keto jane efekte qe duhen marre parasysh pasi keto ngjarje nuk mund te kene tjeter pervecse pasoja negative ne mireqenien sociale. Per me teper ne te gjithe e dime se, ne kohe krizash ka nje rrezik me te larte per rritjen e krimit dhe trafiqeve cka mund te sjellin edhe perkeqesimin e sigurise", tha gjate fjales se tij, ambasadori i OSBE-se, Robert Bosch.
"Formulimi i politikave te migrimit duhet te realizohet mbi vleresime te sakta te realitetit ekonomik,duke perfshire dhe parashikimet e nevojave te tregut te punes," u shpreh diten e djeshme ministri i Brendshem Bujar Nishani, ne Konferencen e II Pergatitore e Forumit te 17 te OSBE-se per Ekonomine dhe Mjedisin. "Ne duhet te adoptojme nje perqasje gjitheperfshirese, shumedimensionale dhe bashkekohore, te pergjithshme kundrejt sfidave aktuale, qe duhet te kene ne themel te tyre te drejtat dhe mbrojtjen e emigranteve, duke bere keshtu te mundshem perballimin ne kohe te pasojave te pritshme negative te nje menaxhimi jo efektiv te emigracionit," tha Nishani. Ai e vleresoi te rendesishme kete konference, jo vetem per ceshtjet qe ajo do te trajtoje, por edhe per impaktin e politikave te migrimit, politikave ekonomike, sociale, mjedisore, e zhvillimit si rrjedhoje e emigracionit.
OSBE-ja dhe zgjerimi i saj ne nivel boteror
Aleksander Tsiatsiamis, Sekretari i Posacem per programet e Zhvillimit Nderkombetar ne Ministrine e Jashtme te Greqise, e cila ka edhe presidencen e radhes ne OSBE, foli per karakterin nderkombetar te OSBE-se, zgjerimin e saj ne nivel rajonal dhe boteror, duke u ndalur ne planifikimin afatshkurter te politikave te migrimit dhe ambientit, duke perfunduar me angazhimin e tij gjate presidences se radhes nga Greqia, e cila do te jete e hapur per partneritet me te gjithe shtetet anetare dhe organizatat nderkombetare.
2 dite Do te vazhdoje konferenca qe ne qender te saj ka mjedisin si dhe ekonomine. Ne diten e pare eshte diskutuar gjeresisht ne lidhje me krizen boterore dhe faktin qe ajo ka filluar te preke dhe vendin tone.