E Diel, 1 Nëntor 2026

Runi: Mancesteri i pretendon te gjitha trofete

Uejni Runi thote se ekipi i tij i ka mundesite qe te shkruaje kete vit historine. Humbja e thelle qe pesoi Mancester Juanjtid, ne "Old Tratford", nga Liverpuli solli edhe lekundjet e para. Djajte e Kuq kane fituar trofeun e Kupes se Botes ne rang klubi dhe "Carling Cup", por jane ne gare per te fituar edhe tre trofe te tjere. Mancester Junajtid synon te fitoje Ligen e Kampioneve, Premier Ligen dhe "FA Cup". A do te arrijne te besuarit e Aleks Ferguson qe t'ia dalin mbane dhe te fitojne te gjitha trofete e nje viti.

Runi pranon se mundesite jane shume te medha. "Te gjithe lojtaret flasin se cfare duhet te arrijne me shume, nga cfare kane arritur me pare, per te qene edhe me te suksesshem", - shprehet lojtari i kombetares angleze. "Nese ne flasim ne kete moment, duhet t'i bejme llogarite se mund te shenojme sukses ne te gjitha kompeticionet". Por lojtari mendon se duhet percaktuar nje strategji tjeter, para se ekipi t'ia dale mbane, ne te gjitha frontet. "Duhet te ripercaktojme shume gjera te tjera, para se te mendojme per me shume."

"Une mund te supozoj se do te kete nje zhgenjim te madh nese nuk do te fitojme gjithcka, ne fund te gares," - perfundon ai. "Nuk dua te flas me optimizem te madh, por Junajtid edhe kur humb nje ndeshje, zhgenjimi brenda grupit eshte i madh."

"Do te isha i kenaqur, edhe nese do te fitoja dy ose tre trofe, por sigurisht kemi mundesi edhe me shume se kaq. E dime se do te jete shume e veshtire, por suksesi eshte deri diku edhe ne duart tona. Jeni me nje pozicion te mire, per momentin. Kemi shansin per te fituar gjithcka dhe eshte nje moment ku nuk duhet te gabojme me."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›