“Po shkojmë me ritme të shpejta drejt vendeve më të ardhura të larta”
Flet këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli
Vendimi i qeverisë i pak ditëve më parë, për rritjen e pagave dhe pensioneve më 1 korrik të këtij viti, për këshilltaren ekonomike të Kryeministrit, Suzana Guxholli është mbajtja e premtimit dhe zbatimi i filozofisë së qeverisë për renditjen e Shqipërisë në vend me të ardhura të larta.
Guxholli tha se rritja e pagave dhe pensioneve favorizohet nga modeli i suksesshëm ekonomik i vendit dhe rritja e të ardhurave.
“Rritja e pensioneve ka qenë prioritet i qeverisë. Ky model i suksesshëm ekonomik, ka qëndruar në themel të ambicieve të qeverisë. Në asnjë vend s’po rriten paga dhe pensione, ndërsa në Shqipëri papunësia jo vetëm që s’po ulet por ka edhe një tendencë rritje. Objektivi i qeverisë është rritja me ritme e shpejta e rrogave të ulëta për të shkuar drejt barazimit”, u shpreh këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli.
Nga 1 korriku i 2012 pagat do të rriten mesatarisht me 5 për qind, ndërsa pensionet do të pësojnë një rritje mesatare nga 4 deri në 5 për qind.
Nga kjo rritje preken direkt 800 mijë familje shqiptare, rritje e cila ndikon duke rritur të ardhurat mujore familjare të këtyre 800 mijë familjeve. Shqipëria kryeson me 4 herë mesataren e rritjes ekonomike të rajonit, i cili është ndikuar nga kriza ekonomike.
Në rast se rritja ekonomike ka qenë 4 herë më e madhe sesa mesatarja e rajonit, në 5 vitet e fundit të marra së bashku ka qenë 22 për qind më e larta në Evropë, ndërsa inflacioni në Shqipëri ka qenë 2 herë më e ulët se mesatarja e rajonit.