E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po të ishin gjallë, Migjeni e Fishta

Vargje nga Arben Duka

Përmende Migjenin,

Dhe na le pa mendje,

Se ai moj zonjë,

Sështë në anën tënde!

Është krejt e gabuar,

Pikë e referimit,

Migjenin e kemi,

Poet të mjerimit!

Migjenin e kemi,

Simbol vegjëlie,

Armik të betuar,

Të çdo tiranie!

Gjeniu sështë shuar,

As vargu i rrallw,

I njëjti mjerim,

Po na ha të gjallë!

Një tabllo të njëjtë,

Si në ato mote,

Ringjalli sërish,

Republika jote!

Luigj Gurakuqin,

E fute te togu,

Po ti ke harruar,

Që e vrau Zogu!

Dhe ky referim,

Është krejt i gabuar,

Sala në Zenith,

Zogun e ka çuar!

Smund të heqësh blunë,

Dhe të mbash të kuqin,

Do jesh o me Salën,

O me Gurakuqin!

Migjeni me Fishtën,

Janë nga anë e mirë,

Po të ishin gjallë,

Do tu kishin grirë!

Ti me kohë ke qënë,

Nga ane të ligut,

Ndryshe sdo na lije,

Pa Heronjtë e Vigut!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›