Po vlerësohen dëmet nga vërshimet në Skënderaj

Katër komisione të Drejtorisë Emergjente në Skënderaj kanë qëndruar në terren dhe kanë konstatuar gjendjen përfundimtare të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e ditës së enjte, të cilët morën një jetë njeriu dhe depërtuan në mbi 120 shtëpi, shkruan RTK.
Vërshimet, po ashtu, kanë dëmtuar 62 dyqane afariste, në objektin e zhveshtores së klubit të futbollit ”Drenica”, kanë dëmtuar trotuaret në parkun e qytetit, veçmas në ato pjesë ku cilësia e punimeve ka qenë më e dobët, në dy ambulanca shëndetsore, në Kodernik e Kastriot.
Po ashtu, ka dëmtuar disa rrugë të shtruara në zhavor, disa ura të vogla si dhe ka shkaktuar shembje të dheut. Gjithashtu, mbuloi qindra hektarë tokë me të mbjellat e grurit. Komisionet do të punojnë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet./Indeksonline/