Presidentja viziton Klinën e dëmtuar nga vërshimet

Presindetja e vendit, Aifete Jahjaga, së bashku më Ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci, kanë vizituar banorët e fshatit Zajmë të Klinës, fshat ky i cili ka pësuar dëme të mëdha gjatë vërshimeve të ditëve të fundit. Presidnetja Jahjaga ka premtuar se Qeveria e Kosovës, do të ndihmojë banorët e zonave të dëmtuara nga vërshimet.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë pranë të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe do të ndihmojnë të gjithë banorët që pësuan dëme të mëdha për shkak të vërshimeve, tha presidentja e vendit, Atifete Jahaja, gjatë vizitës që i bëri fshatit Zajmë të Klinës, ku 100 shtëpi të këtij fshati janë dëmtuar nga vërshimet.
Jahjaga ka thënë se rastet e fatkeqësive natyrore janë të rënda, sidomos ato ato që përcillen me viktima, këto raste kërkojnë solidaritetin e të gjithëve, shkruan RTK.
Prandaj, Qeveria e Kosovës, ka ndarë një fond të veçant për të ndihmuar këta banorë.
Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, ka thenë se janë formuar dy komisione për vlerësimin e dëmeve në Komunën e Klinës, dhe së shpejti pritet të bëhet dezinfektimi i shtëpive, të cilat janë dëmtuar nga vërshimet.
Përkrahje për këta banorë ka ofruar edhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stvileci.
Në komunën e Klinës, si pasojë e vërshimeve, dëmet materiale janë shumë të mëdha dhe për momentin të pallogaritshme. Shumë shtëpi banimi dhe objekte hoteliere kanë pësuar dëme. Tokat bujqësore janë nën ujë. Vërshimet kanë shkaktuar edhe ngordhjën e bagëtive. Ndërkohë, uji i pijes nga puset vazhdon të jetë i ndotur dhe i papërdorshëm./Indeksonline/