E Diel, 1 Nëntor 2026

E majta e BE: Beni reformen zgjedhore Rozeta Rapushi

Zevendespresidenti i grupit socialdemokrat ne Parlamentin Evropian, Hannes Svoboda, dha dje dy mesazhe te qarta per politiken shqiptare, te realizoje reformat dhe te zgjidhe ngercin politik. Ne perfundim te Samitit te Dubrovnikut, ku u diskutua per te ardhmen e vendeve te Ballkanit, Svoboda, gjeti rastin qe te keshilloje forcat politike ne Shqiperi, te tejkalojne ngercin politik. “Kam dy mesazhe. Njeri mesazh eshte qe duhet te vazhdojne reformat e ndryshme ne vend, luften kunder korrupsionit, me shume transparence dhe te permbushet legjislacioni qe lidhet me liberalizimin e vizave. Kurse mesazhi tjeter, padyshim eshte qe te tejkalohet ngerci i brendshem ne vend, qe qeveria dhe opozita duhet te perpiqen te gjejne nje rrugedalje nga kjo situate, sidomos nese kemi parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore, qe te pakten nje here te kemi zgjedhje qe te mund te quhen nga te gjitha palet, te lira, te ndershme dhe transparente. Keto jane mesazhet kryesore te Parlamentit Evropian”, theksoi Svoboda. Eurodeputeti nuk mendon se ngerci politik ne Shqiperi eshte zgjidhur me hyrjen e deputeteve socialiste ne Kuvend. Sigurisht, qe ai e vleresoi rikthimin e socialisteve ne seanca dhe aktivitetet e tjera parlamentare, por kerkoi qe palet te shkojne me tej. “Hapi qe ka ndermarre Partia Socialiste duke shkuar ne parlament per te punuar, eshte nje hap i rendesishem, por sic thote nje fjale, duhen dy vete per te kercyer tango. Une mendoj se edhe qeveria duhet te beje disa hapa perpara, por ajo cka na intereson ne, nuk eshte qe te akuzojme njeren ose tjetren pale”, theksoi Svoboda. Ai u shpreh se personalisht, eshte angazhuar se bashku me koleget e tij socialdemokrate ne Parlamentin evropiane, qe te dyja palet, qeveria dhe opozita te gjejne nje rrugedalje nga kriza, qe te ulen se bashku, qe te krijojne kete komision per te cilin rane dakord, ku opozita socialiste do te kete shumicen dhe kryetarin. “Pastaj te punojne per nje legjislacion te ri, i cili te bazohet tek analiza e legjislacionit te kaluar, cfare mund dhe cfare duhet bere me mire heren tjeter ne menyre qe te kete transparence te plote”, u shpreh Svoboda. Nga qendrimet e deritanishme, duket se nderkombetaret tashme po i shqeteson me shume afrimi i procesit te ardhshem zgjedhor ne Shqiperi. Nje proces, per te cilin ata bejne thirrje se duhet te realizohet pa kundershtime. Ashtu sic theksoi edhe Svoboda, te pakten nje here, forcat politike duhet te mos i kundershtojne rezultatet zyrtare te zgjedhjeve, por ti njohin ato. Duke mos krijuar me te tilla debate dhe kundershtime, si ato qe erdhen pas zgjedhjeve te 28 Qershorit.
Qendrimi
“Kam dy mesazhe. Njeri, qe te vazhdojne reformat e ndryshme ne vend, luften kunder korrupsionit, me shume transparence dhe te permbusht legjislacioni qe lidhet me liberalizimin e vizave. Kurse mesazhi tjeter padyshim eshte, qe te tejkalohet ngerci i brendshem ne vend”, tha dje Hannes Svoboda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›