E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: BE, pro integrimit te Shqiperise

Kryeministri Sali Berisha, tha dje se mori mbeshtetjen e te gjitha vendeve te Bashkimit Evropian, per integrimin e Shqiperise ne kete union. Pas Samitit per perspektiven evropiane te vendeve te Ballkanit, i cili u zhvillua ne Dubrovnik te Kroacise, kreu i qeverise, vleresoi mbeshtetjen e marre per rrugen e integrimit. “Ishte nje takim jashtezakonisht i rendesishem, ne kuptimin qe ishin te pranishem Kryeministri i Frances, i Polonise, i Sllovenise, i Bullgarise dhe te tjere. Te gjitha jane vende anetare te Bashkimit Evropian, dhe u shprehen qarte per perspektiven e sigurt evropiane te Shqiperise, ne menyre eksplicite Kryeministri i Frances dhe te rajonit ne pergjithesi”, tha Berisha. Sipas tij, takimi ishte shume i dobishem, sepse u shkembehen pikepamjet per te gjithe problematiken qe ekziston ne vende dhe ne rajon, si dhe krijohet nje kuptim me i qarte, me i mire per te gjitha zhvillimet. “Pra une mund te them se ky ishte nje Samit vertete shume i dobishem dhe, sic e degjuat ju, oratoret shprehen vizionin e tyre teresisht ne mbeshtetje te perspektives evropiane te Shqiperise dhe te rajonit”, tha Berisha. Kreu i qeverise, takoi edhe zevendespresidentin e grupit socialist ne Parlamentin Evropian Hannes Svoboda, te cilin e falenderoi per miratimin e rezolutes se Parlamentit Evropian per Shqiperine dhe angazhimin e grupit socialist ne Parlamentin Evropian per te inkurajuar integrimin evropian te Shqiperise. Kryeministri Berisha rikonfirmoi vullnetin per te zbatuar rezoluten ne bashkepunim te ngushte me opoziten, per te pershpejtuar integrimin evropian.

Bojkoti
Kryeministri Sali Berisha, kritikoi bojkotin e Serbise ne kete Samit, ku e pranishme ishte edhe Kosova. Berisha u shpreh se kjo gje, duhet te mos ndodhe, sepse ideali evropian duhet te jete ideal udheheqes per kombet dhe keto nuk pajtohen me mos dialog apo me qendrime perjashtuese. “Ne kete kontekst uroj dhe deshiroj qe keto praktika te marrin fund sa me shpejte”, u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›