PD, hetim te zgjedhjeve sipas Kushtetutes
Rozeta Rapushi
Mazhoranca ja le ne dore opozites, ndryshimin ne proceduren e hetimit te zgjedhjeve nepermjet komisionit parlamentar hetimor, me kushtin e vetem qe ai te jete ne perputhje me kushtetuten. Nje prej anetareve te Komisionit te Ligjeve, Eduard Halimi, tha dje per Gazeten “Koha Jone”, se aktualisht nje komision hetimor eshte i ngritur ne Parlament, ndonese afati i funksionimit te tij, ka kaluar. Por ne baze te ketij dokumenti, Halimi u shpreh se duhet te jene socialistet tashme, qe te depozitojne ne Kuvend, amendamentet e tyre per kete komision, per te hetuar ne baze te sugjerimeve te nderkombetareve dhe ne respekt te kushtetutes se vendit, zgjedhjet parlamentare. “Eshte e rendesishme te theksohet, se cdo ndryshim i vendimit te Kuvendit per komisionin hetimor, duhet te jete ne frymen e kushtetutes dhe vendimeve te Gjykates Kushtetuese. Qe do te thote, te mos kete ne objekt te hetimit parlamentar, ceshtje apo natyre ceshtje, te shqyrtuara nga gjykata e vendit”, u shpreh Halimi. Sipas tij, Partia Socialiste, mund te beje propozimet, amendimin e funksionimit te komisionit aktual sipas sugjerimeve te ardhura edhe nga eurodeputetet dhe mazhoranca eshte e gatshme qe te nise hetimin. Por gjithnje ne perputhje me kushtetuten. Ne kete rast, Halimi beri te qarte, se socialistet jane ata qe duhet te bejne propozimet dhe te percaktojne ne menyren e funksionimit te komisionit hetimor, ceshtjen e materialeve zgjedhore, kohezgjatjen dhe ceshtje te tjera. Megjithate, nga ana tjeter, deputeti demokrat, nuk perjashtoi edhe mundesine e ngritjes se nje tjeter komisioni, ne rast se socialistet kerkojne procedura nga e para. “Por une mendoj, se ne qofte se vendimit aktual te Kuvendit, per hetimin e zgjedhjeve nga opozita, do te kete disa ndryshime te vogla, atehere mund te funksionoje ne baze te ketij vendimi te ndryshuar. Nese do te kerkohen shume ndryshime te shumta, atehere te diskutohet mundesia e nje vendimi te ri”, tha Halimi. Por sido qe te jete zgjidhja e ngercit politik mes paleve, ajo cka duket e sigurt eshte se hetimi do te nise ne shtator te ketij viti, ne celjen e sesionit te ri parlamentar, i cili hapet me 6 shtator. Kjo per arsye, se Kuvendi i mbyll punimet ne fund te ketij muaji, nje kohe kjo e pamjaftueshme per te hetuar zgjedhjet, te cilat minimalisht do te kerkojne nje afat tre mujor e me shume. Ajo qe mund te bejne deputetet ne kete sesion, eshte vetem miratimin e vendimit per hetim.
Rezoluta, PE shprehet qarte per situaten politike
Ne rezoluten e miratuar me 8 korrik, Parlamenti Evropian, per te paren here shprehet qarte ne sugjerimin per zgjidhjen e ngercit politik. Hetim te materialeve zgjedhore, duke hequr propozimet e bera per hetim “te te gjitha materialeve zgjedhore”. Me 567 vota pro, 47 kunder dhe 19 abstenime, eurodeputetet votuan rezoluten per Shqiperine, duke bere te qarte ne te qendrimin e tyre, qe hetimi i zgjedhjeve te behet ne perputhje te Kushtetutes dhe jo hapjes se kutive te votimit. “Parlamenti shenon, se baza e komisionit hetimor parlamentar shqiptar, per te hetuar zgjedhjet e 2009, ku kryesia e komisionit dhe shumica e tij jane te seleksionuar nga opozita, me nje mandat per te hetuar materialet zgjedhore, duhet te zbatohet sa me shpejt te jete e mundur”, u saktesua ne rezolute.