E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poçet e kursimit

Poçet klasike të cilat që nga viti i kaluar nuk mund të shihen askund nëpër dyqanet e Evropës, shumë shpejt do të zhduken edhe nga raftet e dyqaneve tona.

Ky mjet ndriçues, që u shpik më shumë së një shekull më parë, erdhi me vonesë në trojet tona, duke larguar nga përdorimi qirinjtë dhe llambat me gaz.

Mirëpo si duket, edhe për heqjen e tyre do të shkojmë një hap prapa shteteve të zhvilluara të botës.

Në dy vitet e ardhshme, Bashkimi Evropian ka planifikuar të bëjë largimin e tërësishëm të poçeve tradicionale për t’u lëshuar vend gjeneratës së re të poçeve që cilat bëjnë kursimin e energjisë elektrike.

Sipas rregullave të reja të BE-së, prodhuesit dhe shitësit duhet të prodhojnë dhe shesin poçet elektrike me më pak se 100 vat.

Ky rregull vlen edhe për Kosovën. Kjo po ashtu është në mesin e shumë kërkesave që vendi ynë duhet të plotësojë për hyrjen në BE.

Për të plotësuar këtë kusht, BE-ja ka vendosur të financojë 300 mijë euro projektin e vetëdijesimit të publikut për kursim të energjisë elektrike.

Kështu kanë pohuar zyrtarë të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave në faqen e tyre zyrtare të internetit. Për këtë çështje është bërë edhe pilot-projekti për ndërrimin e poçeve klasike në poçe fluoreshente.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›