E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthyen postbllokun e policisë me motoçikleta, ndalohen dy drejtuesit

Gjirokastër, 17 maj, NOA Jo vetëm që nuk iu bindën urdhrave të policëve për të ndaluar në rrugë, pasi ishin duke ecur me shpejtësi të madhe, por drejtuesit e dy motoçikletave kanë guxuar të shpërthejnë edhe postbllokun policor pa pranuar të ndalojnë.

Kjo ka mjaftuar që drejtuesit 21-vjeçarë të motoçikletave, përkatësisht Klemend Killo dhe Indrit Belegu; që të dy nga qyteti i Durrësit, të arrestohen në flagrancë nga forcat e policisë së Gjirokastrës.

Lajmi konfirmohet prej këtyre të fundit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se që të dy këta persona po udhëtonin me motoçikletat e tyre nga Saranda në drejtim të Durrësit dhe në vendin e quajtur Derviçan, patrulla e qarkullimit rrugor u ka bërë shenjë të ndalojnë pasi po udhëtonin me shpejtësi të madhe.

Por asnjëri prej tyre nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi akoma më të madhe, madje ka shpërthyer edhe postbllokun e vendosur nga policia.

Më tej, kapja e tyre është mundësuar njëra në vendin e quajtur Uji i Ftohtë i Tepelenës dhe tjetra në afërsi të Subashit.

Ndërkaq, një motoçikletë e tretë që drejtohej nga Kreshnik Kuçi ka ndaluar në kohën e duhur, ndërsa drejtuesi i saj është vetëdorëzuar në polici dhe është lënë në gjendje të lirë.

Kurse për dy të tjerët ka nisur hetimi për veprat penale Fyerje për shkak të detyrës , Kundërshtim i punonjësve të Rendit Publik, Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik, vepra këto të parashikuara nga nenet 239, 236 dhe 242 të Kodit Penal.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›