Bomba e Ronaldos: Klubi e di pse nuk festova
TIRANE-Shumëkush e vuri re Kristiano Ronaldon që nuk festoi në asnjërin nga golat e tij kundër Granadës. Portugezi, i cili pësoi dhe një dëmtim në pjesën e dytë, tha pas ndeshjes se ai nuk kishte festuar për një arsye që e dinë vetëm drejtuesit madrilenë. “Unë jam një profesionist, dhe klubi e di përse nuk i festova golat e mi. Njerëzit këtu e dinë shumë mirë”, – theksoi portugezi. I pyetur nga gazetarët nëse kjo kishte të bënte me çmimin e lojtarit më të mirë të UEFA-s akorduar Iniestës, 27-vjeçari hodhi poshtë dyshimet: “Nuk ka fare lidhje me Andres. Nuk dua më të flas për këtë çështje. Tani po mendoj vetëm për Portugalinë”.
Murinjo ka rezerva pavarësisht fitores, situata në dhomat e zhveshjes së Realit nuk duket aspak e qetë. Murinjo ka kritikuar lojën e ekipit. “Pashë në fushë një skuadër të ngadaltë. I morëm pikët, por nuk mjafton. Duhet të luajmë më shumë futboll. Ndaj Barcelonës ne luajmë në limitet tona, gjë që nuk ndodh në ndeshjet e kampionatit. E kam të vështirë ta shpjegoj. Duhet të zbuloj shkakun e vërtetë se çfarë nuk shkon me motivimin e lojtarëve”, – tha portugezi, i cili në lidhje me Modriçin shtoi: “Po studioj mundësi të ndryshme të pozicionimit të tij në fushë, por për momentin mund të luajë vetëm në këtë pozicion, sepse nuk është në 100% të kondicionit fizik”.
(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)