E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spiunimi ndaj Vierit, Gjykata dënon Interin

ITALI- Interi dhe Telecom Italia janë dënuar për dëmshpërblim prej 1 milionë eurosh në favor të Kristian Vierit, pasi humbën gjyqin me ishsulmuesin. Vieri i akuzoi ata për spiunazh të jetës private, në kohën që luante me zikaltërit. Ai pati kërkuar 12 milionë euro dëmshpërblim nga Interi dhe 9.25 nga Telecom, por Gjykata ka vendosur një shifër më të ulët. Spiunazhi lidhet me një dosje ilegale në kohën kur zikaltërit kishin sponsor edhe Telecomin. 

Në vitin 2006, Kristian Vieri zbuloi gjatë një hetimi për Telecom, se ndaj tij, ekzistonte një dosje, ku ishin regjistruar të gjitha tabulatet telefonike. Ai ishte kontrolluar për muaj të tërë gjatë sezonit 2000-2001, pastaj sërish në 2004-tën, për jetën jashtë fushës. Çështja civile ishte hapur që në vitin 2008.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›