E Diel, 1 Nëntor 2026

Podujevë, 7 familje braktisën PDK-në për t’iu bashkuar LDK-së

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës - dega në Podujevë sot është organizuar një pritje për përfaqësuesit e shtatë familjeve nga fshati Lladoc i Podujevës, të cilët kanë konfirmuar braktisjen e PDK-së dhe aderimin në LDK.

Përfaqësuesve të familjeve Behrami, Abdullahu, Rrahmani, Maqastena, Dibrani, Kiqmari
dhe Bajgora nga Lladoci, mirëseardhje në Lidhjen Demokratike të Kosovës iu uroi Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu.

Kryetari Veliu anëtarëve të rinj të LDK-së të ardhur nga PDK-ja iu ka dhuruar librezat e anëtarësisë dhe ka premtuar për një qeverisje me të mirë në rast se i fitojnë zgjedhjet e 3 Nëntorit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›