Podujevë, i mituri theret rëndë me thikë

Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujeve, raportohet se një i mitur mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore në QMF në Podujevë, pasi që i njëjti ka pësuar lëndime të rënda nga therja me thikë, nga një i mitur mashkull.
Viktima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari gjendet në arrati dhe policia është në kërkim të personit të dyshuar./Indeksonline/