VV kritikon qeverinë për gjendjen ekonomike në vend

Vetëvendosje edhe njëherë ka kritikuar qeverinë për, siç u tha, gjendjen e rëndë ekonomike dhe politike në vend.
Në mbledhjen e nëntë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i saj Albin Kurti theksoi se subjekti politik në Kosovë që ka vizion për republikën e tretë është Lëvizja Vetëvendosje, e cila programin e vet politik e ka avancuar në alternativë qeverisëse.
Sipas Kurtit, republika e tretë synon, demokraci për shoqërinë dhe institucionet, zhvillim për shtetin dhe ekonominë dhe drejtësi për qytetarët.
Kurti, po ashtu, kritikoi pushtetin e tanishëm edhe për gjendjen e rëndë ekonomike të krijuar në vend, e veçanërisht ikjen e shumë të rinjve nga Kosova. Ai kritikoi edhe dy subjektet opozitare LDK-në dhe AAK-në që po e mbështesin PDK-në, sidomos në procesin e bisedimeve me Serbinë./Indeksonline/