Baleti kosovar në Zürich
Trupa e përbërë nga 18 baletanë në Zürich do të shfaqet me baletin “Oh Zot” (Oh my God), koreografinë e të cilit e ka bërë koreografi holandez Arthur Kuggeleyn, me muzikë të Christian Meyer.
Shfaqjet e baletit kosovar nisën me 31 gusht dhe përfundojnë me 2 shtator, në skenën e vendosur mbi liqenin Landiwiese, në Zürich.
Baleti “Oh my God” është një shfaqje përplot pasion dhe lëvizje dramatike.
Në kontekstin kosovar, ku ende vërehet prezenca dominante e forcave ndërkombëtare të sigurisë, baleti rikujton frikët e së kaluarës dhe shpresat e të ardhmes.Ndryshe, kjo shfaqje baleti paraqet një projeksion të luftës joefektive dhe të bashkëpunimit të padobishëm, dhe të kërkimit të dëshpëruar për dashuri e paqe.
Në shfaqje luajnë Sinan Kajtazi, Behie Murtezi, Vjollca Llugiqi, Leonora Rexhepi, Jeta Musolli, Luljeta Ademi, Kreshnik Musolli, Teuta Krasniqi, Sead Vuniqi, Marigona Hoxha, Muhamet Bikliqi, Liridon Mziu, Aulona Nuhiu, Vlora Ahmeti, Abetare Hyseni, Vlora Prizreni, Nora Gashi dhe Mimoza Bytyqi.