E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu i artit të keq

A e dini se gjendet kopja më e keqe e bërë ndonjëherë e Mona Lisës? “Veprat” artistike të këtij lloji, megjithëse mund të duket bizare, ruhen në Muzeun e Artit të Keq, në Boston Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 11:57

Kopja më e keqe e bërë ndonjëherë e kryeveprës së Leonardo Da Vincit ruhet në Muzeun e Artit të Keq në Boston, dhe quhet Mana Lisa. Përveç saj, në këtë muze i pazakontë ruhen edhe vepra të tjera të shumta, të cilat janë aq të këqija saqë është e pamundur të injorohen.

Idenë për themelimin e një muzeu të tillë e dha Scott Wilson, në vitin 1993, pasi që gjeti në bërllok eksponatin e parë për të. Eksponati i gjetur e fascinoi aq shumë saqë vendosi ta ruante, ndërkohë që filloi të mblidhte edhe vepra të tjera të këqija të artit.

Sot koleksioni i Muzeut të Artit të Keq (MOMA) ndodhet në tri galeri, ndërsa materialet e reja mblidhen në mënyrën e njëjtë që dikur e aplikonte edhe Wilson – nëpër tregje, nëpër bërllogje, nëpër shitore të ndryshme, apo përmes donacioneve të kritikëve të artit.

Ndryshe, përveç origjinalitetit dhe ‘kreativitetit’, njëri ndër kriteret kryesore për vlerësimin e këtyre veprave është që në pikturë të jetë i dukshëm të paktën një gabim spektakular.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›