E Shtunë, 31 Tetor 2026

Canaj largohet nga stoli i Shkumbinit

Me terheqjen e Ndroqit perfundoi projekti

Sikur te mos mjaftonte largimi i presidentit Ylli Ndroqi tashme Shkumbini duhet te beje llogarite edhe me doreheqjen e trajnerit Agim Canaj. Vendimi i drejtuesit te stolit u be publik gjate mesdites se djeshme dhe ai lidhet drejtperdrejt me terheqjen e investitorit kryesor ne skuadren peqinase. Padyshim qe kjo zgjedhje e imja lidhet me ngjarjet me te fundit qe kane ndodhur te Shkumbini. Me presidentin Ndroqi bashkepunimi ishte i shkelqyer ndersa se bashku kishim hartuar nje projekt. Do te punonim qe ne harkun e dy vjeteve te sillnim trofe ne Peqin deklaroi tekniku vlonjat pavaresisht se kontrata e tij skadonte ne fund te sezonit. Gjithsesi eshte e qarte se ne futbollin shqiptar eshte e pamundur qe te punosh ashtu si duhet apo ti permbahesh nje plani afatgjate. Largimi i presidentit Ylli Ndroqi i ka dhene fund atij plani per te cilin kisha firmosur dhe per kete arsye po jap doreheqjen nga posti i trajnerit.

Problemet per Shkumbinin nisen ne daten 1 dhjetor. Pas ngjarjeve skandaloze ne mbledhjen e Komisionit te Kategorise Superiore ku presidenti i Bylisit Kapllanaj dhe koleget e tij Fushaj Vllaznia Laska Laci e Bizhdili Besa ishin protagonist te nje debati te ashper verbal me kryetarin e organit qe ishte parashikuar ti paraprinte Liges Profesioniste Kokedhima. Ne takimin e mbajtur ne ambientet e FSHF-se nuk munguan sharjet dhe ofendimet ordinere ndersa Ylli Ndroqi ishte i pari qe u largua nga mbledhja. Ai ishte dukshem i merzitur per ate qe ndodhi dhe menjehere beri te ditur se do te largohej nga posti i presidentit te Shkumbinit duke shpjeguar se nuk deshironte te investonte ne nje futboll pa standarde. Vendimi i tij u pasua nga doreheqja e trajnerit Canaj qe shtoi Me largimin tim dua ti hap rrugen donatoreve te rinj te cilet mund te zgjedhin personin qe tashme do te drejtoje Shkumbinin. Me vjen keq per klubin lojtaret dhe tifozet por jam i detyruar ta marr kete vendim pas terheqjes se presidentit. I uroj suksese Shkumbinit ne te ardhmen.

Agim Canaj mori drejtimin e skuadres peqinase me 1 shtator. Ai u emerua ne krye te stolit pas shkarkimit te Mirel Joses pas rezultateve te dobeta ne dy javet e para te kampionatit 1 pike ne dy ndeshje. 48-vjecari dha doreheqjen pas 11 javesh ne krye te Shkumbinit ndersa aktualisht skuadra renditet ne vendin e 8-te ne Superiore me 17 pike ne te njejten kuote me Lacin. Kandidati me i mundshem per zevendesimin e Canajt vleresohet Perparim Daiu. Vetem pak kohe me pare me saktesisht pas javes se 10-te ai u largua nga stoli i Beses ku u zevendesua nga Gerd Haxhiu. Gjithsesi Daiu e njeh mire ambientin peqinas pasi gjate sezonit te kaluar mori drejtimin e ekipit prej javes se 16-te ku per koincidence edhe ne ate rast ishte trajneri i trete per Shkumbinin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›