E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poeti Ukaj në PEN’in suedez

Këto ditë PEN’i suedez, në një tubim në Stokholm, pranoi për anëtar shkrimtarin kosovar Ndue Ukaj.

PEN-i është akronim i fjalëve Poet, Eseist, Novelist, pra romancier. Pikërisht kështu u quajt së pari klubi i shkrimtarëve në Londër, i themeluar më 1921, me presidentin e parë nobelistin Xhon Gollsuorthi.

Shpejt PEN Club-i, si formë e organizmit të shkrimtarëve, u përhap edhe në vende të tjera të botës dhe u ndërkombëtarizua me qëllim që ta forconte shkrimtarin, lirinë e tij, duke e konsideruar penën si armë mbrojtëse të njeriut, të cilën duhet mbrojt nga çdo kërcënim.

Po ashtu, PEN-i suedez, ka një veprimtari të gjerë dhe brenda vetës ka autoritete shkrimtarësh me renome. PEN-i suedez zhvillon aktivitete të shumëfishta në mbrojtje të fjalës së lirë, lirisë së fjalës dhe dinjitetit të shkrimtarit, duke promovuar atë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. PEN-i suedez shquhet si institucion i rëndësishëm që mbron lirinë e shkrimtarëve kundër dhunës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›