Presidenti kërkon ndërrimin e emrit të shtetit

Presidenti në largim i Meksikës, Felipe Calderon, ka kërkuar që shtetit t’i ndërrohet emri.
Calderon i ka dërguar Kongresit një propozim, përmes të cilit kërkon që emri i shtetit të ndryshohet nga Shtetet e Bashkuara të Meksikës në Meksiko, sikurse edhe i referohet në gjithë botën.
Sipas Calderon, kjo nuk është një çështje urgjente, megjithëse duhet të adresohet.
Ndryshe, emri Estados Unidos Mexicanos është miratuar pas pavarësimit të vendit nga Spanja, në vitin 1824, duke e imituar atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – fqinjit verior të vendit.
Emri si i tillë sot përdoret rrallëherë, përveç në dokumentet zyrtare, në valutën e vendit dhe dokumente të ndryshme qeveritare.
Më 1 dhjetor, presidenti Calderon do t’ia dorëzojë përgjegjësitë presidentit të zgjedhur, Enrique Pena Nieto.