Emergjenca e zjarreve, fondacioni Vodafone Albania dhuron pajisje në vlerën 24000 euro

Vodafone Albania ka marrë masa të menjëhershme për t’iu përgjigjur situatës emergjente që u krijua nga dalja jashtë kontrollit e zjarreve në Shqipëri. Fondacioni Vodafone Albania dhe Vodafone Foundation Humanitarian Fund kanë vendosur të mbështesin Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, duke dhuruar materiale dhe pajisje në vlerën e 24,000 eurove, që do të shërbejnë në lufën kundër zjarreve.
Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj.Katia Stathakii, vizitoi personalisht disa nga zonat e prekura nga zjarret përgjatë bregdetit, në jug. Është shumë e rëndësishme që kompanitë të veprojnë, t’i ndërgjegjësojnë dhe informojnë njerëzit. Kjo është edhe arsyeja përse Vodafone Foundation, në bashkëpunim me Vodafone Foundation Albania, u treguan menjëherë të gatshëm për të ofruar ndihmë,gjatë emergjencës së zjarreve në Shqipëri, për të ndihmuar në mbrojtjen e pyjeve.
Drejtoresha e Vodafone Albania shtoi se Rrjeti dhe teknologjia dixhitale luajnë një rol kyç në zgjidhjen e problemeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Sipas saj Vodafone është angazhuar për t’i bërë aktivitetet e veta sa më ekologjike. Ndërkohë Vodafone po vazhdon të monitorojë situatën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, me qëllimin kryesor për të ofruar mbështetje dhe ndihmë në këtë situatë emergjence.