E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chiellini, 40 ditë jashtë fushës

Giorgio Chiellini do të mungojë 40 ditë, pas lëndimit muskulor që e pësoi në finale të ‘Euro 2012’ ndaj Spanjës, ku Azzurrët pësuan humbje 4:0.

Pas kontrollit që pati, u evidentua që mbrojtësi i Juventusit ka pësuar një tërheqje të shkallës së parë dhe të dytë të muskulit në këmbën e majtë, kështu që ai do të mbetet jashtë fushës së blertë për më shumë se një muaj.

“Tash, do të pushoj disa ditë, pas një sezoni të pasur me gëzime dhe do të mundohem të shërohem plotësisht nga lëndimi muskulor”, deklaroi Chiellini, i cili do të mungojë në Superkupën e Italisë, ku Bianconerët do të luajnë me Napolin.

Ai ndihet i zhgënjyer me humbjen që ekipi i Cesare Prandellit e pësoi nga Spanja në finale dhe këtë humbje e arsyeton me lodhje të lojtarëve italianë.

“Ishte ndeshja më e rëndësishme e jetës sime, më vjen keq që nuk e dhashë kontributin tim. Ne ishim të lodhur, kurse Spanja e meritoi fitoren”, përfundoi Chiellini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›