Stuhia Isaac, Obama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Louisiana
SHBA- Presidenti amerikan Barack Obama ka shpallur gjendjen e jahstëzakonsmhe në Louisiana teksa stuhia tropiakele Isaac kërcënon të godasë SHBA-të.
BBC-ja raporton sot se Isaac-u është drejtuar për në New Orleans, e ndoshta do ta godasë vendin gjatë natës të së martës afërsisht 7 vite nga dita kur uragani Katrina shkatërroi qytetin.
Isaac vrau të paktën 24 njerëz në Haiti dhe Republikën Domenikane teksa ka shkatuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në Karaibe.
Qendra Kombëtarë e Uraganeve lajmëroi se fuqia e tij mund t’i tejkalojë 160 km/orë. Sakaq presidenti Obama miratoi kërkesën e Louisiana-s për një fatkeqësi federale duke vënë në dispozicion të saj fondet federale për aktivitet e rimëkëmbjes, të tilla si pastrimi i mbeturinave. Më parë guvernatorët e Louisiana-s, Florida-s, Mississippi-t dhe Alabama-s deklaruan gjendjet e emergjencës në shtetet e tyre.
Prodhimi i karburantëve është prekur nga stuhia dhe shumë njerëz po largohen nga vendi për shkak të frikës së përmbytjeve paçka shqetësohen për grabitje të mundshme të banesave të tyre.
Dorina Bilbili/IDEA/