E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pogradec, aksidentohen 3 pjesëtarë të një familjeje

Tre pjesëtarë të një familjejej janë plagosur si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në aksin rrugor Qafë-Thanë-Pogradec. Dy makina me targa të huaja janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 pjesëtarë të të njëjtës familje.
 

Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur, Aleksandër Marku 4-vjeç, M. Marku 40-vjeçe si dhe 3-vjeçarja me inicialet P. M.
 

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe po marrin mjekimin e parë, ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›