Zjarr në Mamurras, digjen 100 m shkurre e ferra

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën në afërsi, të një linje hekurudhore në Mamurras. Flakët e këtij zjarri kanë djegur rreth 100 m shkurre e ferra. Vatra e zjarrit ndodhet në afërsi të 2 banesave.
Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrëfikset e Kurbinit dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.