Pogradec, arrestohen 7 persona për vjedhje
Shtatë persona janë arrestuar sot nga policia e Pogradecit pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh në këtë qytet.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar Olgert Mukollari 28 vjeç, Nexhip Piperi 22 vjeç, Fadil Shuli 28 vjeç, Bledi Sinanllari 34 vjeç, Aurel Agolli 34 vjeç, Xhevdet Spaho 48 vjeç dhe Leonard Meksi 38 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi akuzohen se ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Pogradecit dhe përkatësisht pusestat e ujeësjellës-kanalizimveve në lagjen nr 1, kabinën lektrike në fshatin Homesh, një banesë, kabëll elektrik në një shëtitore në qytetin e Pogradecit.
Sipas policisë gjatë kontrollit në banesat e 7 të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe objektet e vjedhura.
Policia thekson se vjedhjet janë kryer gjatë muajit të fundit ndërsa materialet në ngarkim të 7 të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.