E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, bie nga pallati në ndërtim humb jetën 55 vjecari

POGRADEC- Bie nga pallati në ndërtim ndërsa kryente punimet në objekt një 55 vjecar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në qytetin e Pogradecit. 55 vjecari Kujtim Tomorri ka rënë nga kati i dytë i pallatit në ndërtim dhe për pasojë ka humbur menjëherë jetën.

Policia e Pogradecit pasi ka kqyrur vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
(jd/shqiptarja.com(

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›