E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas, United hidhet në sulm për herë të fundit

Manchester United do të bëjë ofertën finale për të siguruar shërbimet e mesfushorit, Cesc Fabregas, nga Barcelona vetëm nëse spanjolli e sheh veten jashtë ekipit të parë në fillim të sezonit të ri. Klubi anglez nuk ka ndërmend të heq dorë nga Cesk ndaj do të bëjë një tjetër ofertë pasi David Moyes e dëshiron me çdo kusht në Old Traford. Gazeta AS në Spanjë bën të ditur se Junajtid kanë gati 48 milionë euro për të bindur Kampionët e Spanjës të ndryshojnë mendje.

United javën e kaluar u dorëzua rreth transferimit të mesfushorit spanjoll, kur Fabregas përmes një konference për media tha se dëshiron të qëndrojë në klubin e tij të tanishëm.

“Ne respektojmë vendimin e Cescut”, thanë zyrtarët e Unitedit.

Sidoqoftë, Sportsmail ka mësuar se United është duke monitoruar situatën e tij dhe do të heq dorë nëse ai nuk pranon edhe këtë ofertë. Ditët e fundit të gushtit do të jenë vendimtare edhe për të ardhmen e Fabregas, që gjatë dy sezoneve të fundit te Barcelona nuk ka mundur të jetë një titullar fiks. Këtë gjë Moyes mund të ja bëjë realitet por do të jetë vetë mesfushori i kombëtares spanjolle nëse do të zgjedh ëndrrën Barcelona apo aventurën e re në Old Trafod si hero i ri i tifozëve të djajve të kuq.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›