Pogradec, gjendet i mbytur në liqen, 18-vjeçari
Një i ri është mbytur në ujërat e liqenit të Ohrit. Nga verifikimet e kryera, viktima quhej Mario Malko, 18 vjeç banues në qytetin e Tiranës, i cili ndodhej me familjen e tij për pushim në liqenin e Ohrit dhe më pas nuk ka mundur dot të dalë pas hyrjes së tij në ujë.
Për këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur.