Durrës, 2 vatra zjarri në spitallë dhe gjirin e Lalzit
DURRËS- Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot dy sipërfaqe në kodrat e Spitallës dhe në zonën e gjirit të Lalzit, 35 km larg qytetit bregdetar, ndërkohë që forcat zjarrëfikëse të Durrësit, po punojnë për shuarjen e flakëve.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se, "në të dyja rastet, zjarret janë vënë nën kontroll dhe nuk rrezikojnë pëhapjen e tyre në zonat e banuara, që fatmirësisht ndodhen larg vatrave të zjarrit".
Sipas burimeve, mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur me vështirësi në vendin e njohur me emrin "Tre çezmat", 5 km në veri të Durrësit, për shkak të rrugëve të bllokuara nga ndërtimet e shumta të viteve të fundit në zonën kodrinore të Spitallës".
Ndërkohë që forca dhe mjete të tjera zjarrëfikëse po punojnë për të shuar flakët edhe në zonën e Gjirit të Lalzit, që i përket komunës së Ishmit.
(d.b/BalkanWeb)