E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, hidhet nga varka, mbytet në Liqen 18 vjecari nga Tirana

POGRADEC-Një 18 vjecar nga Tirana është mbytur sot në liqenin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur sot pranë vilave qeveritare tek “1 Maji”, ku 18 vjecari, Mario Malko ka zhvilluar një shetitje me varkë në Liqen. Momenti i vdekjes ka qënë kur i riu është hedhur nga varka, ne te cilen ndodheshin dhe familjare te tij.
Mësohet se Malko ndodhej prej pak ditësh me familjen në qytetin e Pogradecit për pushime.
Trupin i tij u gjet pas disa orë kërkimesh.
Policia e Pogradecit njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›