Pogradec, gjendet kufoma e një nëne në ujrat e liqenit
POGRADEC- Trupi i pajetë i një femre është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në ujrat e liqenit të Pogradecit.
Kanë qënë disa kalimtarë të rastit që mendohet të jenë banorë të zonës, ata që kanë parë në breg kufomën, e më pas kanë lajmëruar policinë.
Kufoma u gjet në vendin e gjuajtur ‘Oktapodi’, ndërkohë nga hetimet paraprake policia bën me dije se kufoma e seksit femër është rreth Valentina Çela, 32-vjeçe, nënë e dy fëmijëve.
Identifikimi i kufomës u bë nga njerëz të afërm të 32-vjecares.
Sipas policisë në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që konfirmojnë se vdekja e 32-vjecares mund të ketë ndodhur 24 orët e fundit pasi trupi i saj nuk është dekompozuar ende.
Dëshmitarë përreth zonës ku është gjetur trupi po merren në pyetje, pasi pohojnë se kane parë një vajzë të re të jetë hedhur vetë në liqen pas mesnate.
Mësohet se ditët e fundit ajo ndodhej në një gjëndje të rënduar psikologjike, c'ka përcorfon dyshimet e policisë për pisten e vetëmbytjes.
(e.m/BalkanWeb)