E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlin, frikë para fillimit të meshës, dëgjohen të shtëna armësh

BERLIN- Të shtëna armësh u dëgjuan në orët e para të mëngjesit të sotëm në sheshin qendror të Erfurtit, gjysëm ore para që Papa Benedetto XVI të niste meshën e shenjtë.

Episodi ndodhi në një bllok 500 metra larg vendit ku Papa do të mbante meshën. “Tre plumba u qëlluan nga personi i arrestuar, rreth 1,5 kilometra nga sheshi i katedrales së Erfurtit'',- tha policia gjermane.

Sipas mediave vendase një punonjës policie ka mbetur i plagosur lehtë nga të shtënat. Situata i është kthyer normalitetit, ndërkohë që i dyshuari u arrestua dhe shtëpinë e tij.

Deri tani nuk është gjetur ende asnjë lidhje mes incidentit dhe vizitës së papa Benediktit XVI.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›