Hiqet pagesa për parkimin te "Dëshmorët e Kombit"
TIRANE- Hiqet pagesa për parkimin te "Dëshmorët e Kombit" Projekti i parkimit me pagesë, i cili u bë një vit që është aplikuar në disa rrugë dhe sheshe kryesore të Tiranës, është lënë pezull.
Në kabinat ku bëhej shitja e biletave të parkimit prej tre javësh nuk ka më asnjë person që të bëjë shitjen e tyre, pasi Bashkia ka vendosur që për një farë kohe të pezulloi këtë projekt deri në një vendim të dytë. Ky projekt parashikonte që çdo drejtues automjeti të paguante 100 lekë në një orë, në të kundërt do të gjobiteshin deri në bllokim të makinës nga karroatrecët e bashkisë.
Zonat ku është aplikuar projekti pilot i parkimit publik me pagesë janë bulevardi "Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga kryqëzimi mes dy ministrive, deri tek ura e madhe e "Dajtit", bulevardi "Gjergj Fishta", nga ura e madhe e "Dajtit", deri tek ura "Dëshmorët e 4 Shkurtit".
(e.m/GSH/BalkanWeb)