E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton: Kosova ka persepktivë të sigurt europiane

NEW YORK- Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, gjatë një takimi me kryeministrin Thaci të premten në New York ka vlerësuar përpjekjet e qeverisë kosovare për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithe territorin e Kosovës.

“Kosova ka persepktivë të sigurt europiane”,- është shprehur shefja e diplomacisë europiane.

Nga ana e tij, kryeministri Thaçi shprehu angazhimin e qeverisë për dialog teknik mes Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësinë e BE.

Thaçi ka deklaruar se Qeveria që ai drejton është e gatshme të vazhdojë me forcimin e qeverisjes së mirë, reformat në politikë, ekonomi dhe legjislacion, fuqizimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, në funksion të përmbushjes së plotë të axhendesevropiane të Kosovës.

Ditën e djeshme kryeministri Thaçi ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit në New York, ku ka folur për zhvillimet në Kosovë arritjet e shtetit më të ri evropian.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›