Rusi, firmoset krijimi i Unionit Euroaziatik
Mund të quhet në një farë mënyre një marrëveshje historike. Presidentët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit kanë firmosur sot në Kremlin një paketë dokumentesh që shënon fazën e parë të themelimit të Unionit Euroaziatik.
Projekti në fjalë është lançuar kohët e fundit nga kryeministri Vladimir Putin dhe ka si synim krijimin e një komuniteti ekonomik në ish-hapësirën sovjetike brenda vitit 2015.
Unioni Euroaziatik do të ndërtohet mbi modelin e Bashkimit Europian, me të cilin do të përballet e të nisë dialogun për çështje të ndryshme.