E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, helmohen në kopësht me bar miu tre fëmijë

Share

Tre fëmijë në rrethin e Pogradecit janë helmuar në kopësht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku sipas burimeve nga policia, mësohet se të miturit janë helmuar dhe më pas janë dërguar menjëherë nga edukatoret për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas uniformave blu dyshimet e para për helmimin e fëmijëve bien, se ata mund të kenë konsumuar bar miu. Ndërkohë që mjekët e spitalit të Pogradecit pohojnë se fëmijëve po u bëhet lavazh dhe më pas do të shihet se çfarë kanë konsumuar.

Gjithashtu do të merren në pyetje nga policia edhe edukatore e kopshtit në Leshnicë, të cilat do të japin shpjegime nëse tre fëmijët kanë konsumuar apo jo bar miu dhe si kanë arritur të gjejnë këtë helm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›